Kush nuk besonte te fuqia e Kardashians? Kim shënon shitje rekord të koleksionit të ri, një milion dollarë në 60 sekonda!

Kim Kardashian prej vitesh duket se ka intuitë të mirë në biznes.

Ajo e gjen gjithnjë një mënyrë për të menaxhuar një biznes fitimprurës. Kështu ka ndodhur edhe me të fundit, pasi është duke fituar miliona në minutë.

Të martën 41-vjeçarja lançoi koleksionin e saj të fundit ‘Skims’, një bashkëpunim me markën prestigjioze të modës, Fendi.

Megjithëse ka ende pak stile për t’u blerë, tonelatat të tëra tashmë janë shitur dhe “Page Six Style” ka mësuar se linja arriti në shtatë shifra në 60 sekondat e para të saj në internet.

Sipas TMZ, bashkëpunimi me Fendi është tashmë në rrugën e duhur për t’u bërë më i suksesshmi në historinë trevjeçare të ‘Skims’.