Nëna e Leonorës feston ditëlindjen, këngëtarja emocionon me urimet e veçanta

Sot në shtëpinë e këngëtares Leonora Jakupi ka festë sepse është një ditë speciale.

Nëna e saj, Feride Jakupi sot feston ditëlindjen.

Këtë e ka bërë të ditur vet Leonora përmes rrjeteve sociale ku ka publikuar një sërë fotografish bashkë me nënën e saj.

Secila nga fotografitë kishte sipër një mbishkrim ku këngëtarja shpreh dashurinë e madhe për të.

Kujtojmë se Leonora ka një motër dhe një vëlla ndërsa është më e madhja nga fëmijët e familjes.

Në vitin 1999 babi i saj, Qazim Jakupi, ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë është vrarë në kufirin me Shqipërinë dhe artistja nga qyteti i Skënderajt shpreh shpesh mallin por edhe krenarinë që ndjen për babain e saj.