Loredana dhe Don Xhon kanë tashmë gati projektin e ri, i cili është i pari që bashkon artistët.
Dyshja janë në finalizim të videoklipit por diçka u prishi planet.
Ishte Policia e Kosovës ata që ndalën xhirimet duke shpërndarë artistët dhe ekipēn.
Ditën e sotme ishte planifikuar që të xhirohen pjesë nga videoklipi në Ferizaj.
Por, siç duket artistët dhe ekipi realizues nuk kanë pasur leje për shfrytëzim të hapësirës publike për xhirim, ashtu siç e përcaktojnë rregullat dhe ligjet.
Ndryshe ata edhe janë dënuar dhe këtë e ka zbuluar vet Don Xhoni përmes rrjeteve sociale.
Projekti është paralajmëruar se do të publikohet me datë 12 nëntor.
