Çfarë fati! Rina takon në Greqi yllin hollivudian, një nga femrat më të bukura në botë

Rina Balaj ndodhet prej ditësh në Greqi atje ku po kalon disa ditë pushimi me të dashurin e saj Sin Boy.

Gjersa po shijon në maksimum Santorinin dhe pamjet e tij të mrekullueshme ajo ka pasur fatin të takojë nga afër një nga aktoret më të njohura në botë.

Bëhet fjalë për Megan Fox, e cila rastisi në të njëjtën kohë në vendin e njëjtë me këngëtaren shqiptare.

Rina e ka treguar vet përmes rrjeteve sociale duke publikuar nga larg një fotografi të yllit hollivudian.

“Të pash Megan Fox, nuk e dinit që isha një fanse”, ka shkruar Rina sipër fotografisë.

Ndryshe së shpejti këngëtarja do të vijë me këngën e re “Mia”, të cilën do ta sjell me videoklip.