Don Xhoni “shfrenon” fotografin e Loredanës, Bobby gjuan me armë në Drenicë

Loredana dhe Don Xhon së shpejti do të publikojnë projektin e tyre më të ri që shënon edhe bashkëpunimin e tyre të parë.

Dyshja tashmë janë duke realizuar xhirimet e videoklipit në Kosovë dhe padyshim aty ndodhet edhe fotografi i artistes Dieser Bobby.

Këtë të fundit Don Xhoni e mori në Drenicë, vendlindjen e tij dhe si duket e ka “shfrenuar”.

Bobby shihet teksa gjuan me armë dhe fotografia u shpërnda nga fotografi dhe vet Don Xhoni.

Ky padyshim nuk është një shembull i mirë për t’u ndjekur.