Ju do e bënit këtë blerje të frikshme?! Veshja me vlerë mbi 60 mijë EURO e Loredanës na la PA FJALË!

Loredana është një ndër reperet më të përfolura për jetën e trazuar në çift, problemet që e shoqërojnë ngado dhe suksesin e arritur jashtë trojeve shqiptare.

Reperen e shohim mjaft aktive në rrjetet sociale ku herë pas here publikon momente nga përditshmëria e saj.

Në disa postime në Instagram, Lori jo vetëm që mahnit gjithmonë me stilin, por shpesh herë edhe habit me veshje goxha të kushtueshme.

 

E nëse mbledhim shifrat që Loredana ka shpenzuar për këtë paraqitje do të ngelemi me ‘gojë hapur’. E gjithë veshja e këngëtares kushton mbi 60 mijë euro dhe në këtë “look” ajo çfarë kushton më shumë është byzylyku #Cartier që mban në dorë, i cili kushton 61 mijë euro.

Çmimet e veshjeve përkatëse mund t’i shihni më poshtë sipas faqes ‘Shqip Closet’ në Instagram.