EPIKE! Mozzik shpjegon PSE nuk ka mundur ta gjejë shpirtin binjak pas ndarjes me Loredanën!

Pas dyshimeve të shumta që ndjekësit patën tashmë është konfirmuar se ndarja mes Mozzik dhe Loredanës është e vërtetë.

Ka qenë kjo e fundit që përmes rrjeteve sociale ka konfirmuar ndarjen duke zbuluar se e provuan për të dytën herë por nuk funksionoi.

Nga ana e Mozzik nuk ka pasur asnjë reagim asnjëherë duke konfirmuar në heshtje ndarjen. Pra, duam s’duam reperin e kemi “single” dhe si duket ai se nuk po e gjen dot shpirtin binjak. Por pse?

Mozzik e ka një arsye dhe këtë e ka treguar në Instastory plot humor.

“2 par çorapa nisoj s’po muj mi gjet, e pe gjej shpirtin binjak”, shkruan ai, ku mbishkrimin e shoqëron me disa emoji duke qeshur.