Nisin xhirimet për këngën e re, kështu do të duken Loredana dhe Don Xhoni në videoklip!

Vetëm pak kohë më parë me anë të një Instastory Don Xhoni ka konfirmuar se bashkëpunimi po vjen. Teksa ka ripostuar një video të Lorit teksa improvizon në makinë këngën e tij, Don Xhoni ka shkruar: “Diçka e çmendur po vjen”!

Edhe po vjen vërtet! Tashmë kemi jo vetëm titullin e këngës, por edhe datën e publikimit!

Titulli i këngës është “Gjuj për to” dhe do të publikohet më 12 nëntor.

Pak më parë, Don Xhoni na ka treguar se dyshja kanë nisur xhirimet e klipit të këngës që do të publikojnë. Teksa ka postuar një veshje ushtarake dhe Lorin me maskë, ai ka shkruar: “Nuk e di shumë flakë po vjen. Mangup Lori”