Jay Z bëri bujë të madhe kur ditë më parë u bë pjesë e rrjetit social Instagram duke hapur për herë të parë llogarinë e tij zyrtare.

Në kohë rekord ai arriti miliona followers por vetëm një ditë pas llogaria e tij u mbyll.
Jay-Z kishte shpërndarë një postim duke promovuar filmin “The Harder They Fall”, të cilin ai e prodhoi dhe siguroi muzikë në kolonën zanore.
I vetmi person që ai ndiqte ishte bashkëshortja e tij Beyonce dhe nuk dihet cila është arsyeja e mbylljes së menjëhershme të llogarisë.

Fansat hedhin dyshime se kjo ishte një mënyrë unike për të bërë zhurmë dhe marketing për filmin e tij.

