Eduardi dhe Iriada ishin dy nga protagonistët që kanë krijuar më së shumti zhurmë në këtë edicion të Përputhen.
Dyshja pas takimit të parë patën zënka të mëdha për disa javë, të cilat u qetësuan ditëve të fundit kur edhe u kapën matt teksa drekonin bashkë jashtë programit.
Kjo bëri që ata të përjashtohen për thyerjen e rregullës bazë atë të mos takimit jashtë.

Mirëpo si duket Edi tashmë ka marrë një vendim që na habiti. Pas përjashtimit, ai ka vendosur të largohet nga Shqipëria dhe të zhvendoset në Zvicër, atje ku ka dhe familjen. Edi do të nisë karrierën si boksier.
“Të nderuar miq, shok, familje, njerëz.
Faza 1 e jetes teme kaloj edhe po du me mbaru me kaq. Faza dy është karriera ime profesioniste si boksier kështu që mora vendimin me ik prap për Zvicër dhe me vazhdu jetën si pro-boksier.
Siç e dini të gjithë, mua më ka lindur vëllai, dhurata ime prej Zotit, bashkë me familjen time. Me kohë kam kuptuar se pa familje nuk më shkon jeta. Mungesën e kisha 100% për familjen”, ka shkruar ai në rrjete sociale.

Për të gjithë ju që keni pyetje në lidhje me Adën, ai na sqaroi nëpërmjet një interviste të dhënë së fundmi.
I pyetur se pas programit janë miq apo më tepër ai u përgjigj “shokë” duke thënë tutje se për përjashtimin e tyre ja bënë gropën vetes.

