Nuk do ta besoni fotografitë e kujt mban në “Lock screen” Stresi!

Pas 9 muajve arrati ku qëndroi në Londër, Arkimed Lushaj është rikthyer në Shqipëri.

Reperi ka nisur menjëherë me koncerte e mbrëmje muzikore dhe është goxha aktiv me paraqitje televizive por edhe në biseda me ndjekësit e tij.

Një të tillë e ka realizuar së fundmi ku ka zbuluar gjëra interesante për fansat.

Njëri nga ta ishte i interesuar ta shihte se si dukrt “lock screen” në telefonin e tij dhe Stresi nuk ngurroi ta zbulonte.

Reperi nuk mban ndonje figurë interesante, as fotografinë e tij e as të ndonjë femre por mban dy meshkuj.

Njëri është babai i tij ndërsa fotografia tjetër ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha.

Reperi vazhdimisht ka zbuluar admirimin që ka ndaj figurës së Berishës, të cilin për ditëlindje ditë më parë e befasoi me një buqetë me lule por që dashuria për të të shkojë deri aty sa ta mbaj foton në telefon para fotos së nënës nuk e kishim besuar, por ja që ndodh.