Doli për të blerë bukë, aktori i njohur shqiptar sulmohet nga qentë endacak, filmon momentin EPIK gjatë ikjes!

Osman Azemi është njëri nga personazhet më të njohura shqiptare.

Aktori i humorit, i njohur si njëri nga “Stupcat” së fundmi është goxha aktiv në rrjetet sociale.

Ditën e sotme ai ka publikuar një video ku tregon momentin si është sulmuar nga qentë endacak.

“Dola me ble bukë qe qa më ndodhi”, ka shkruar Azemi në video ku filmon momentin EPIK të ikjes nga ta.

Qentë endacak janë një nga problemet më të mëdha në Prishtinë aty ku jeton edhe aktori dhe përkundër qeshjes që mund të na sjell reagimi i tij është një problem goxha serioz që përcjell prishtinasit vazhdimisht.