Zayn Malik po akuzohet se sulmoi fizikisht vjehrrën e saj, reagimi i Dua Lipës i menjëhershëm

Lajmi se Zayn Malik ka sulmur fizikisht nënën e bashkëshortes së tij, Yolanda Hadid, ka pushtuar faqet e medias rozë.

Arsyeja e këtij sulmi thuhet se është postimi i një fotografie në rrjetet sociale nga Yolanda, gjë që është kundërshtuar nga Zayn.

Pas këtij incidenti që thuhet se ka dërguar në ndarje çiftin pas 6 vitesh së bashku, ka reaguar edhe vetë Zayn.

Ai i ka mohuar me vendosmëri akuzat, duke thënë se mosmarrëveshja e tyre ishte thjesht një shkëmbim “fjalësh të ashpra”.

E ndaj kësaj ngjarjeje ka reaguar edhe Dua Lipa, e cila i përket kësaj familje pasi i dashuri i saj Anwar është vëllau i Gigi dhe Bella Hadid.

Menjëherë pas Bellas dhe Anwar edhe Dua ia ka hequr ‘’follow-in’’ Zayn Malikut ndërsa e vetmja që akoma e ndjek këngëtarin është Gigi Hadid.