Elita Rudi është nga të famshmet shqiptare më aktive në rrjetet sociale ku ndiqet nga një numër i madh ndjekësish.
Bukuroshja poston vazhdimisht për ndjekësit detaje interesante nga përditshmëria e saj, sidomos tani nga jeta si nënë.
Së fundmi ajo postoi një video së cilës i parapriu një pyetje ku tha se ‘’A doni të shihni videon më të ëmbël përgjithmonë’’ dhe vërtetë kështu doli.

Në video shihet Zëri dhe Bota dy fëmijët e saj teksa ndodhen në dhomën e gjumit.
Gjatë natës duket se voglushja është zgjuar duke qarë dhe besojeni ose jo Zëri ishte ai që mundohej ta qetësonte.
‘’Mos qaj bebi’’ thotë Zëri dhe ne na shkriu zemrat.
