“Pse ska vajza Instagram”, Arbenita thumbon nënat e famshme për hapjen e llogarive të fëmijëve

Arbenita Ismajli ka realizuar një bisedë me ndjekësit e saj në Instagram.

Mes shumê pyetjeve ishte një se pse nuk i ka hapur një llogari në Instagram Ninës, vajzës së saj.

“Ende nuk është e rritur mirë dhe edukuar për këtë gjë. Instagrami ka anët pozitive po edhe negative. Mendoj se i takon asaj kjo zgjedhje dhe jo mua”, është përgjigjur Arbenita dhe kjo u mor si thumb për shumë nëna të tjera që fëmijët e tyre kanë tashmë llogari në rrjetet sociale.

Poem, vajza e Sarës dhe Ledrit; Zëri dhe Bota, fëmijët e Elit Rudit dhe Gjikos; Tian dhe Zen, djemtë e Tunës dhe Patris Berisha; Hana, vajza e Loredana dhe Mozzik e shumë e shumë fëmijë të tjerë kanë llogari në rrjetet sociale sigurisht të kontrolluara nga prindërit.