U shqetësuan të gjithë, Chiara Ferragni zbulon gjendjen shëndetësore të vogëlushes së saj!

Vogëlushja që ka fituar zemrat e publikut që në ditët e saj të para, Vittoria, u përkeqësua nga një grip dhe prej ditësh prindërit e saj, Chiara Ferragni dhe Fedez po qëndrojnë në spitalin ku kanë shtruar.

Çifti i famshëm nuk kanë nguruar të ndajnë momente nga spitali, nga ku së fundmi Chiara ka informuar fansat dhe tregoi ndjesitë e saj.

“Një foto e vjetër, sepse aktualisht jemi akoma në spital dhe mezi po presim të kthehemi në shtëpi. Vittoria po përmirësohet dita-ditës dhe jemi shumë mirënjohës për energjinë e mirë që po na jepni.

Nuk ka më keq se të shohësh fëmijën e sëmurë, është e frikshme. Kur ndodhin të tilla gjëra kupton se shëndeti është luks. Mos e harroni”, u shpreh Ferragni.