Shpat Kasapi dhe bashkëshortja e tij Selvija janë shndërruar në çiftet më të pëlqyera nga publiku.
Dyshja simpatike së shpejti pritet të bëhen prindër dhe ky lajm i ka gëzuar të gjithë.
Selvija është shumë aktive në rrjete sociale dhe së fundmi ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit ku i pyet për ritualin e tyre para gjumit.
Mirëpo njëra prej tyre, pak më kurioze, e ka pyetur “jashtë teme” nëse Selvija ka patur probleme me gjumin natën në muajt e parë të shtatzënisë dhe ajo i është përgjigjur kështu:
“Pakëz në fillim, por që tani shumicën e netëve nuk kam gjumë. Bebushi gjithë ditën fle e natën i kujtohet të bëjë gjimnastikë më duket. Hahaha.”, teksa përfundoi duke i uruar shtatzëni të lehtë ndjekëses.

