Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha janë nga çiftet që lidhjen e tyre e mbajnë për vete dhe pak ndajnë për publikun.

Por sot në 6-vjetorin e lidhjes së tyre bukuroshja ka hapur zemrën duke bërë një dedikim të ndjerë për të dashurin e saj me disa fotografi të papublikuara më parë.

Fjalët e zgjedhura për Shkëlzenin shfaqin Arminën më romantike se kurrë:
“Si sot para 6 viteve ti më propozove spontanisht në vendin tonë, Liqeni Komo dhe është 3 vjetori i fejesës sonë zyrtare. Dhe çdo vit ne bëmë premtimin se do të kemi vendin tonë për t’u treguar fëmijëve “si stoli mamit dhe babit” sepse është vendi ku shkuam në udhëtimin tonë të parë. Kemi kaq shumë vite bashkë të mbushura me kujtime të bukura. Falenderuese që më ke bërë të ndihem kaq speciale me shpirtin tënd romantik. Gjithashtu faleminderit për shakatë e tua idiote që i dashuroj. Gëzuar përvjetorin dashuria ime e përjetshme!”

