Vetem pak orë pasi dha lajmin e mrekullueshëm si e nominuar në MTV Europe Music Award në kategorinë “Artistja më e mirë zvicerane”, Loredana erdhi me një lajm jo të mirë.

Së fundmi, në një InstaStory ka shkruar:
“Jam thjesht e acaruar që më ka kapur një paralizë gjumi, që më ka bërë për vete”.

Ky shkrim ka shqetësuar fansat e saj të shumtë por Lori nuk ka preferuar të japë detaje të tjera.
Shumica e njerëzve thuhet se përjetojnë një paralizë gjumi një ose dy herë gjatë jetës së tyre. Ky problem është ndryshe, paaftësia e përkohshme për të lëvizur ose për të folur derisa të zgjoheni ose të bini në gjumë.
Por Loredana nuk është e para që ka rrëfyer një eksperiencë të tillë, pasi edhe Beatrix Ramosaj dhe Armina Mevlani kanë rrëfyer për përvojën e tyre që e kanë cilësuar të frikshme dhe shqetësuese.

