La gjithçka pas! Wanda Nara i fal tradhtinë Icardi-t, ky i fundit rrëfehet kështu: “Sa dhemb të …”

Wanda Icardi duket se ka lënë gjithçka pas dhe ka mbajtur familjen të bashkuar.

Ajo i ka falur tradhtinë futbollistit të PSFG, Mauro Icardi-t dhe ka vendosur të ecë përpara.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti përmes disa fotove në rrjetet sociale ku shkruan:

“Faleminderit dashuria ime qe vazhdove të besosh në këtë familie kaq të bukur.

Faleminderit që vazhdon të jesh motori i jetëve tona. Sa të dhemb të lëndosh njerezit që do. E kupton kur ke faljen e atyre që lëndove,” shkruan Icardi.