Andi i tha t’i kërkonte FALJE, Atdheu refuzon dhe REAGON kështu: “Rritu pak se…”

Pak muaj më parë Atdhe Xharavina zbuloi se i kishte dhënë fund miqësisë me Andi Artanin. Ai bëri një postim në “Instastory” ku tha se u kishte “hequr vizën disa personave që e quanin vëlla dhe ia punonin pas krahëve”.

I ftuar së fundmi te  “Shqipëria Live”, Andi tha se Atdheu është kokëfortë, e ka kuptuar gabimin e tij dhe se po pret falje prej tij.

“Me Atdheun ka qenë një debat shumë pa lidhje dhe është gjynah se kemi ngrënë bashkë, kemi pirë bashkë. Atdheu ka një raport shumë, shumë të mirë me vëllezërit e mi, sidomos të madhin. Ai e di që është gabim, me më thënë më fal, unë e fal. Kam kaluar shumë bukur me të dhe i jam mirënjohës”, tha Andi.

Pas këtyre deklaratave Atdheu bëri një postim në Instastory ku dukej qartë që i drejtohej Andit duke i thënë mos të presë kot falje prej tij.

“Jam mjaftueshëm i rritur dhe i vetdijshëm për gabimet që bëj në jetë dhe nuk kam pas kurrë turp të kërkoj falje për ato gabime, paske dal sot me deklaratë që do nga unë të them më fal po ska gjë do kalojnë dhe ca vite do rritesh dhe pak dhe do i kuptosh dhe do i shofësh gjërat ndryshe, por fal e ke edhe këtë herë si shumë herë tjera veç pse qënke mirënjohës se kam mendu që edhe këtë nuk e ke suksese në jetë, mos prit gjë nga unë për gabimet e tua se do plakesh nëse e pret atë ditë të vijë”, shkruan Atdheu.