Gold Ag është nga reperët më popullor, i cili njihet për afrimitetin e madh që ka me fansat e tij sidomos në Kosovë.
Reperi me prejardhje nga Presheva krahas angazhimeve në muzikë ka filluar studimet edhe pse në moshën 35-vjeçare duke dhënë kështu një mesazh se për shkollimin nuk është kurrë vonë.

Por ajo më e habitshmja është dega që ka zgjedhur, ajo e gazetarisë, pasi nuk kemi parë deri tani ndonjë angazhim të tij në këtë fushë, por mbase në të ardhmen.
Në një fotografi brenda ambienteve të kolegjit ku studion, Goldi zbuloi se tashmë është në vitin e dytë të studimeve.

Kujtojmë se Arian Agushi jeton në Prishtinë dhe me datë 28 nëntor të vitit të kaluar u bë baba për herë të parë, pasi bashkëshortja e tij Ermira solli në jetë një djal që e pagëzuan Gueril.
Me vogëlushin nuk jemi njohur ende pasi dyshja kanë vendosur që portretin e tij mos ta ekspozojnë në publik.

