Enca Haxhia ka udhëtuar drejt Dubait ku po kalon disa ditë në një resort luksoz.
Ditën e djeshme (19 tetor) ajo ka festuar ditëlindjen e saj ku të pranishëm ishin disa nga njerzt e saj të afërt.

Krahas pamjeve të festës që pamë u publikua edhe një video ku këngëtarja shqiptare në një moment ekzaltimi shihet teksa thyen komplet piatat.
Ky veprim i Encës ka habitur të pranishmit që ndodheshin në ambientin e njëjtë duke parë festën e ‘’çmendur’’ të saj.
Ky veprim duket se ishte një dëshirë e kahmotshme e artistes.
“O Zot, unë gjithmonë kam dashur ta bëjë këtë”, ka shkruar Enca në mbishkrimin e videos.

