Ylli televiziv merr propozim romantik për fejesë nga muzikanti i njohur

Sapo janë konfirmuar të fejuarit e fundit të showbizit dhe lajmi mori dhenë.

Bëhet fjalë për Kortney Kardashian dhe Travis Barker.

Ishte 45-vjeçari, i cili bëri një propozim shumë romantik në breg të detit në një ambient të zbukuruar me trëndafila të kuq dhe qirinj të bardhë.

Këtë lajm kaq të ëmbël, Kardashian e konifrmoi me dy foto të postuara në rrjetin e saj social në “Instagram”.

“Përgjithmonë,” shkroi Kourtney krahas imazhve duke etiketuar Barker-in.

Të pranishëm ishin edhe Khloe me Tristan ndërsa sipas burimeve pranë tyre duket se shumë shpejt nga çifti do të kemi edhe dasmë.