Politikani i njohur shqiptar, Sali Berisha, sot feston ditëlindjen e tij të 77.
Nga mbështetësit e tij të shumtë padyshim dallohet një nga më të flaktit dhe ai është Stresi.
Reperi i njohur, i cili sapo është kthyer në Shqipëri nga arratia ku qëndroi për 9 muaj në Londër, nuk e harroi Berishën në këtë datë speciale.
Përmes një video në rrjete sociale ai ka zbuluar se i ka blerë një dhuratë liderit historik të Partisë Demokratike.

Në duar mban një buqetë me lule të kaltra dhe të bardha dhe natyrisht nuk mungoi një dedikim me fjalë të mëdha.

‘’Statistikat tregojnë që në muajin tetor kanë lindur liderët më të mëdhenj të botës. Gëzuar ditëlindjen Dr professor Sali Berisha’’, shkruan Stresi.

