Genta Ismajli së shpejti do të bëhet nënë.
Këngëtarja e njohur dhe partneri i saj turk, Usta, janë në pritje të binjakëve dhe përkundër thashethemeve prej kohësh lajmi nga vet çifti u konfirmua vetëm pak ditë më parë.
E siç e do zakoni para ardhjes në jetë të bebushave ata kanë organizuar një “baby shower”.
Genta si gjithmonë e mbyllur sa i përket jetës private nuk zbuloi shumë pamje nga festa dhe as kush ishte i ftuar.
Ndërkohë pas ardhjes në jetë të binjakëve pritet edhe një dasmë nga çifti gjë të cilën e konfirmoi vet Genta përmes një video të publikuar kohë më parë.