I mbyllur hermetikisht për media dhe publikun, Luan Krasniqi na njofton për herë të parë me fëmijët e tij

Është nga figurat më të respektuara të sportit shqiptar për sukseset e tij në boks.

Ish-boksieri i njohur Luan Krasniqi pas përfundimit të karrierës ishte aktiv me aktivitete të ndryshme humanitare.

Një pjesë që ai e mban shumë larg syrit të publikut është familja dhe ekspozimi i tyre sidomos në rrjete sociale.

Me bashkëshorten e tij Suedën jemi njohur përmes pamjeve shumë të rralla, por me fëmijët asnjëherë deri sot.

E rrjetet sociale duket se e kanë tunduar Luanin dhe nuk i ka ikur publikimit duke na njoftuar për herë të parë me fëmijët.

Fotografia është shkrepur gjatë pushimeve të familjes në Dubai.