Fifi zbulon PSE e la i dashuri i parë: ‘S’e dua nusen as këngëtare as katundare’

Në BB VIP, teksa po diskutohej me banorët rreth lidhjeve në çift dhe ndërhyrjeve nga familjarët mes një çifti, këngëtarja Fifi tregoi një rast konkret nga jeta e saj.

Këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Filloreta Raçi, ka treguar se ish-i dashuri i saj e parë e kishte lënë, kjo pasi ajo nuk i kishte pëlqyer mamasë së tij.

“Mua më ka thënë ish-i dashuri im i parë, po më thotë nëna: ‘Zgjidh mes meje dhe asaj’, pse? ‘Sepse ajo është katundare e Ferizajt dhe është këngëtare dhe unë s’e dua nusen as këngëtare as katundare”, ka treguar këngëtarja e hitit “Marova”.