Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë duke mbledhur miq e të afërm në një dasmë që u organizua pak ditë më parë.
Në mesin e qindra të ftuarve mungoi një person shumë i rëndësishëm, vajza e madhe e Markut.
Në disa fotografi të publikuara nga Rudina në rrjetet sociale nga dita e dasmës shihet vajza e saj, vajza e dytë e Markut dhe djali.

Kjo bëri që ndjekësit ta “bombardojnë” prezantuesen me komente e kritika të shumta, ndërkohë Rudina iu përgjigj duke zbuluar arsyen e mungesës së saj.

“Pse mungon vajza e madhe e Markut në postimet e tua”, e pyet një nga ndjekësit, “Nuk do të jetë publike”, është përgjigjur aktorja.
Ndërsa një tjetër shkruan, “As në dasmë nuk ishte Mara, dhe në status tani e shtove. Si e shpjegon????!”,
“Është në Amerikë shpirti. Ti hëngsha pikëpyetjet”, ka sqaruar Rudina.

Në mesin e tyre kishte kritika të ashpëra se si bënë dasmën kur gruaja e parë e Markut kishte ndërruar jetë, por pati edhe komente pozitive që e përkrahnin aktoren.


