Almeda Abazi zbulon nëse ka hequr dorë përfundimisht nga ekrani!

Modelja dhe aktorja me origjinë shqiptare Almeda Abazi është një nga personzhet më të pëlqyera dhe komentuara në vendin tonë dhe në Turqi, ku ajo jeton.
Almeda është komentuar gjithmonë për thjeshtësinë e saj, jo vetëm në mediat shqiptare, por edhe ato turke. Ajo bashkë me aktorin turk Tolgahan Sayisman janë prindër të dy fëmijëve, Efehan dhe Alina.

Mirëpo mëmësia ka bërë që Almeda të lërë pas dore projektet televizive dhe si duket fansat ia kanë ndjerë mungesën dhe i kanë kërkuar vazhdimisht që t’i rikthehet ekranit. Në një bashkëbisedim që ka bërë me ndjekësit së fundmi në Instagram, ajo është pyetur për këtë çështje.

“Nuk e di akoma… Ndoshta një ditë përsëri. Më mungoni’, u shpreh Almeda.