‘’Pa instagram ti falimenton’’, Enca i jep përgjigje të menjëhershme fansit ‘’toksik’’

Enca Haxhia është nga artistet më aktive në rrjetet sociale duke zbuluar për fansat e saj detaje të ndryshme nga përditshmëria.

Pas rregullimit të problemit me Facebook, Whatsapp dhe Instagram ditën e djeshme ajo ka reaguar me disa story dhe nuk kanë munguar mesazhet e ndjekësve.

Disa prej tyre ajo madje i bëri edhe repost dhe në njërin shihet se dikush i shkruan se pa Instagram ajo do të falimentonte.

–Nëse mbyllet Instagram-i t’i falimenton automatikisht

-Po u mbyll Instagrami ti ngel pa punë i pari.

Fansi më pas është gëzuar që Enca i ka kthyer përgjigje dhe Enca e ka hedhur bisedën duke shkruar:

“Fansat e mi toksik ju”

Dikush e pyeti gjithashtu se ç’po bënte pa Instagram, ndërkohë Enca nuk ja përton me përgjigjen:

“Po jetoja e lumtur jetën time siç kam bërë muajt e fundit, deri diku pak larg rrjeteve sociale. Vetëm maja e ajsbergut të jetës sime përfundon në Instagram. Përtej të gjithave e dua shumë Instagramin, por s’kaloj më shumë se 30 min në ditë (max). ” , – shkroi ajo.