Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku ditën e sotme do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë.

Kanë mbetur edhe pak orë deri tek ceremonia e dasmës së tyre ndërsa ndjekësit kanë vënë re një postim të ish-bashkëshortit të saj Aleksit.

Ky i fundit si për habi deri sa na ndajnë pak orë nga dasma ka publikuar foto me të dashurën e tij.

Rudina dhe ish-bashkëshorti ruanin raporte miqësore edhe pas ndarjes pasi janë prindër të një vajze por kohëve të fundit është vënë re se ata nuk ndiqen më në rrjete sociale.

