Gjersa luftonte mes ‘’dy zjarresh’’ në program si përfundim mbeti pa asnjërën.
Mevlani pasi prishi raportet me Ledjanën shfaqej shpeshëherë shumë i afërt me Antonelën në programe televizive dhe rrjete sociale, por si miq.

Ndërkohë ditë më parë Ledjana befasoi duke mbrojtur Mevlanin nga një ndjekës që e quajti ‘’fake’’ duke thënë se asnjëri nga të dy nuk ishte i tillë.
Por sa ‘’fiton’’ njërën ‘’humb’’ tjetrën, pasi diçka ka ndodhur mes tij dhe Antonelës që ka dërguar në prishjen e raporteve mes tyre.

Antonela nuk e ndjek më Mevlanin në Instagram dhe kjo nuk u ka ikur ndjekësve, të cilët e kanë pyetur menjëherë.
“Se është askushi për mua”, – tha Antonela duke dhënë përgjigjen që aspak nuk pritej.
Në anën tjetër ish-konkurrenti nuk ka bërë ndonjë reagim por ka vepruar njësoj duke e hequr edhe ai nga personat që ndiqte.
Nuk dihet se çfarë ka ndodhur por Mevlani nuk po gjen qetësi nga vajzat as jashtë programit.

