Arjon Luli ka qenë një ndër konkurentët i cili ka bërë më shumë bujë në programin e Përputhen. Ai është komentuar gjatë për karakterin e tij mos kokëçarës. Së fundmi ai është në një lidhje me modelen Serena Sula.
Modelja ditën e djeshme festoi 20 vjetorin e lindjes. Në ditën e saj të veçantë, partneri i ka propozuar për martesë.
Ish-konkurrenti ka publikuar në rrjete sociale foto nga surpriza romantike. Arjoni i ka dhuruar një unazë të bukur floriri, një arush gjigant dhe lule. Ai është kujdesur për çdo detaj të festës, duke bërë të lumtur partneren e tij.

