Tolgahan na shkriu zemrat! I dedikon fjalë të ëmbla në shqip Almedës me foto nga bregdeti shqiptar

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë nga çiftet më të pëlqyera të publikut shqiptar dhe atij turk.

Missi shqiptar e ka sjell disa herë për pushime bashkëshortin e saj turk në trojet shqiptare.

Bukuroshja, e cila jeton dhe vepron në Turqi, rreth një muaj më parë po shijonte pushimet në Dhërmi bashkë me aktorin e popullarizuar dhe shumë të dashur për shqiptarët.

Së fundmi ka qenë Tolga ai i cili ka ndarë një imazh të çiftit nga bregdeti shqiptar, ku duket se kanë kaluar një kohë të mrekullueshme.

“Zemra ime”, ka shkruar në shqip artisti i cili tashmë duket se ka mësuar shumë fjalë në sajë të bashkëshortes.


Të njëjtit tanimë janë prindër të dy fëmijëve: djalit Efehan dhe vajzës Alina.

Ata janë bashkë që shumë vite, ndërsa kanë kurorëzuar dashurinë me martesë në vitin 2017.

Almeda nga ana tjetër që një kohë ka bërë tërheqjen nga projektet filmike për t’i dhënë më shumë hapësirë jetës personale.