“Kur bën ti si e ndershme..”, Kejvina i jep përgjigjen e merituar ndjekësit që e ofendoi rëndë

Kejvina Kthella e prekur nga lajmi për abuzimin e një 17-vjeçareje nga Fushë Kruja nga 6 persona ka reaguar përmes rrjeteve sociale ku u shpreh e tronditur me ngjarjen.

“Jeni plehra të neveritshëm. Ju jeni mbështetësit e parë të këtyre plehrave. E keni mendjen të vidhni jo të bëni punën tuaj! Zoti ju vraftë!”- shkroi e revoltuar Kejvina drejtuar Policisë së Shtetit ku pasi 17-vjeçarja bëri denoncimin e kishin cilësuar si të sëmurë mendore dhe i kishin thënë të ikte nga vendi.

Por siç ndodh shpesh ka nga ata që nuk e kuptojnë se çfarë po ndodh dhe janë të prirur vetëm negativisht duke ofenduar rëndë modelen.

“Kur bën dhe ti si e ndershme!”– shkruhet në mesazhin për Kejvinën e cila nuk përtoi ta ndante me ndjekësit e saj. “Goca duhet të jeni të ndershme që mos t’ju përdhunojne sipas këtij burrit të nanës vet”, shkroi Kejvina duke iu përgjigjur me ironi ndjekësit.