Teksa flitet se është ndarë nga Arbenita, Fero hedh këtë “thumb” që u mendua se është për modelen!

Në muajin prill, Fero dhe Arbenita, u bënë prindër për herë të parë. Ata u bekuan me një vajzë, të cilës i vendosën emrin Nina. Duket sikur çifti ishte konsoliduar, por Instagrami thote ndryshe. Arbenita dhe Fero nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.

Në fakt, ende s’e dimë ç’ka ndodhur dhe çfarë e shtyu çiftin të bënte këtë veprim. Me siguri ka qenë sërish një krizë momentale e çiftit, si ato para lindjes së bebushes.

Megjithatë, jemi të bindur se për hir të Ninës dhe dashurisë së tyre, ata do t’i zgjidhin gjërat sërish.

Epo në vorbullën e thashethemeve lart e poshte, së fundmi, Fero ka publikuar në rrjete sociale një video të shoqëruar me këngën “I don’t f*** with u”. Kënga, e kënduar nga Big Sean”, njihet si dedikim për ish-at, prandaj ndjekësit dhe mediat e kanë marrë direkt si kunj për modelen.

Megjithatë, diçka të tillë nuk mund ta themi me siguri.