Epike! Bashkëshorti i aktores së njohur shqiptare përdor reçipetat e saj si maskë kundër Covid-19

Maskat tashmë prej dy vitesh janë bërë pjesë e përditshmërisë sonë dhe gjinden kudo me stile të ndryshme nga ato më të thjeshtat deri tek ato me dizajne e të qepura.

Por dikush ka gjetur një zgjidhje tjetër dhe një “dizajn” ndryshe të maskës.

Bëhet fjalë për Adonisin, bashkëshortin e aktores së njohur Teuta Krasniqi.

Ai ka habitur ndjekësit duke u shfaqur në rrjete sociale me reçipetat e aktores, të cilat i ka përdorur si maskë.

Adonisi ka shkruar se po mbrohet nga koronavirusi ndërsa fotografia është ripostuar edhe nga Teuta.