E njohim si modele por nuk do ta besoni profesionin e vërtetë të Armina Mevlanit!

Armina Mevlani është njëra nga femrat më të ndjekura shqiptare në rrjetet sociale.

Në Instagram ajo numëron 1.9 milionë ndjekës, të cilëve u servon vazhdimisht pamje nga puna dhe përditshmëria e saj.

Bukuroshja ka përfaqësuar Shqipërinë në Miss World 2009 ndërsa ka vazhduar aktivitetet e saj si modele, ndërkohë edhe bizneset e saj lidhen me ktë fushë.

Por a e dini se cili është profesioni i saj për të cilin ka studiuar.

Nuk ka lidhje me atë që bën sot, por Armina ka mbaruar fakultetin e shkencave sociale për filozofi.

Këtë e ka zbuluar vet bukuroshja në një bisedë me ndjekësit në rrjetet sociale.

Ajo ka thënë se vitet e studimeve ishin të ngarkuara për të pasi në të njëjtën kohë edhe punonte.