Gjatë pushimeve në Shqipëri me yllin turk, bashkëshortin e saj Tolgahan, Almeda Abazi ka blerë edhe një libër.

Bëhet fjalë për librin e Blendi Fevziut ‘’Enver Hoxha’’, të cilin bukuroshja ka filluar ta lexojë dhe e ka shpërndarë një video në rrjete sociale si mesazh për ndjekësit që të lexojnë më shumë.

Por dikush nuk e kuptoi thelbin si duket dhe e ka akuzuar Almedën se po përkrah diktatorin Enver Hoxha.
“Si mund të suportosh një diktator?”- i ka shkruar dikush Almedës me shumë gjasë me panjohuri se për çfarë bënë fjalë libri.
Kjo e ka revoltuar bukuroshen, e cila e ka ndarë me ndjekësit e saj të shumtë ktë mesazh.
“I ke kapur icik mbrapsht gjërat xhaxhi. Vdisni të komentoni kështu në ajër!”, shkruan Almeda, e cila megjithatë u kujdes të mos ia publikojë emrin dhe as foton e personit në fjalë.

