Wow na bëri “lëmsh” sërish! Mevlani në lidhje dashurie me moderatoren e njohur? E thotë vet ish-konkurrenti!

Mevlan Shaba vazhdon të qëndrojë në qendër të vëmendjes përkundër që kanë kaluar muaj që ai nuk është pjesë e ekranit dhe publiku u njoh me personazhet e reja të “Për’puthen”.

Së fundmi i ftuar në “Glamour Zone” ku foli për shumë detaje nga jeta private por bujën e bëri pas emisionit.

Mevlani postoi një fotografi ku shihet bashkë me moderatoren Ester Bylyku, e cila i komentoi.

“Sa kinge kjo goca. Kush është?”, shkroi Ester, e cila mori një përgjigje befasuese për të gjithë ne.

“Nusja”, tha Mevlani dhe kaq mjaftoi që rrjeti të “vlojë” me komente që ngjallin dyshime për një lidhje të mundshme mes tyre.

Ndërkohë pas zhurmës së krijuar në rrjet asnjëri nga protagonistët nuk ka reaguar duke shtuar akoma dyshimet.