Kritikoi albumin e Elhaida Danit, Elton Deda sulmohet nga komentusit tyre edhe një emër i njohur ‘’Emrin ta dëgjoj vetëm nga komentet për tjerët..’’

Elhaida Dani sapo ka publikuar albumin e saj muzikor me 5 këngë, të cilat u publikuan edhe me videoklipe.

Prezantimi i tyre u bë përmes një koncerti ndërsa në mes komenteve positive nuk mungoi një kritikë nga Elton Deda.

Artisti tha se të gjitha këngët ishin njësoj.

“Po sikur njësojë këngët…Sigurisht është një perciptim i vogël nga ajo pak që dëgjova!”- shkroi ai.

Pasi mori një përgjigje të menjëhershme të Aurela Gaçes, e cila i doli në mbrojtje, Elton Deda u përball me një sërë sulmesh në rrjetet sociale të cilave iu përgjigj se do të kërkojë falje nëse është gabim.

Mes personave që kanë komentuar është edhe bashkëpunëtori i Elhaidës për albumin, Alban Kondi.

“U bë kohë e gjatë që emrin ta dëgjoj nga komentet që bën për punët e të tjerve. Herën tjetër nëse do më lejosh para se të publikoj diçka do ta dërgoj, e nëse e bekon mbase dhe e publikoj Je dhe do mbetesh LEGEND. PS: Do doja të dëgjoja më shumë këng nga ti!”-shkruan Albani.

Nga ana tjetër, Eltoni shprehet se energjitë bien me moshën dhe shton se punët e tij janë në shumë këngë si orkestrues dhe kompozime.

“Ke të drejtë, por mesa duket është edhe me moshë. Energjitë bien dhe nuk krijojmë dot shumë volum. Por punët e mia janë në shumë këngë si orkestrues dhe kompozime.”