Sa e dhimbshme! Ndahet nga jeta në moshën 55-vjeçare aktori i famshëm!

Dita e sotme ka patur një humbje të madhe për artin botëror. Ka ndërruar jetë në moshën 55-vjeçare aktori i famshëm Anthony Johnson.
Lajmin e trishtë e kanë kanë konfirmuar zëdhënësit e komedianit. Ndërkohë, shkaku i vdekjes së tij nuk është zbuluar ende për publikun.

“Kemi humbur një ikonë. Ai do të na mungojë shumë. Anthony na ka lënë me kujtime të mahnitshme të buzëqeshjes, aftësive dinamike të aktrimit, por mbi të gjitha për personalitetin e tij të mirë dhe zemrën prej ari. Lutjet tona shkojnë për gruan e tij Lexis, tre fëmijët e tyre dhe mbarë familjen. Ju kërkojnë t’iu jepni privatësi dhe kohë për ta tejkaluar dhimbjen e kësaj humbjeje kaq të madhe”.