Pas një sezoni të suksesshëm në Kosovë dhe Shqipëri, Don Xhon ka nisur turneun e tij të koncerteve dhe mbrëmeve muzikore në Europë.
Reperi nga qyteti i Drenasit është mjaft aktiv në rrjete sociale ku u servon fansave vazhdimisht imazhe nga përditshmëria e tij.
Momentalisht ai ndodhet në Gjermani dhe një nga postimet nga atje ka bërë ndjekësit të shkrijnë së qeshuri.

Megjithëse ndodhet në Berlin një qytet që të ofron pafund mundësi Don Xhon tregoi se është shqiptar pa e thënë se është shqiptar.
Përmes një story të publikuar ai zbuloi se po ha ve me sugjuk, kombinim ky tipik i shqiptarëve.
‘’Vo e sugjuk midis Berlinit’’, ka shkruar artisti dhe pamja bëri ndjekësit të qeshin me veprimin e tij.

