Tea flet për të edhe pse në një lidhje të re, Bearti reagon duke zbuluar se është i dashuruar?!

Ka kohë që i kanë dhënë fund por asesi emrat e tyre të ndahen nga njëri-tjetri tek publiku dhe media rozë.

Në emisionin e saj të fundit ku Tea mori një buqetë me trëndafila nga i dashuri i ri, ajo foli për marrëdhënien me Beartin ku zbuloi se gjithçka zgjati rreth 5 muaj dhe raporti që kishte me të mund të quhet një lidhje


Pak pasi lajmet u përhapën me shpejtësi ka reaguar edhe ish-konkurrenti.

Përmes rrjeteve sociale ai bëri një dedikim, gjë e cila u mor si konfirmim i një lidhje të re dhe ndoshta reagim ndaj deklaratave të Teas.

“Jam i mrekulluar nga ti. Të dua dhe mendimi se dikush tjetër mund të të ketë ty është si një thikë që rrotullohet në shpirtin tim të errët’’, shkruan Bearti sipër një fotografie të publikuar në Instagram.