Publiku tashmë ka filluar të familjarizohet me personazhet e reja të ‘’Për’puthen’’.
Sezoni i ri ka pak kohë që ka nisur dhe disa nga konkurrentët morën vëmendje të menjëhershme duke u bërë të përfolur dhe shumë të ndjekur në rrjetet sociale.

I tillë është edhe Edi djaloshi nga Kosova që jeton në Zvicër.
Eduardi zhvilloi takim që në javën e parë ndërsa ka siguruar takimin e radhës për këtë javë.
Por gjersa edhe ndjekësit po i rriteshin ai habiti të gjithë duke marrë një vendim të papritur.
Llogaria e Edit në Instagram është e mbyllur dhe nuk dihet pse!

Kujtojmë se puntatën e fundit ai dhe Ada zbuluan se nuk po flasin dhe janë bërë block me njëri-tjetrin në Instagram.
Gjersa dhanë arsyet e tyre pse kanë mbyllur çdo komunikim u zbulua se ata ishin takuar edhe para se të fillonte programi dhe arsyeja e prishjes së raporteve nga Arjani dhe konkurrentët e tjerë nuk u besua duke u hedhur dyshime se dyshja po fshehin diçka.

