EPIKE! Postimet e fundit të Luana Vjollcës janë ato që duhet të shihni me PATJETËR sot!

Luana Vjollca përpos perfeksionistes në punë si një virgjëreshë që është në horoskop, njihet edhe për humorin apo autoironinë që bën gjithmonë, jo vetëm në ekran, por edhe në rrjete sociale.

Është dashur vetëm një koment nga një fanse e saj që “kritikonte” Luanën në foton ku kishte dalë para dyqanit të markës luksoze “Louis Vuitton”, por në foto shfaqej me shapka nga brandi “Philipp Plein”.

“Mundet edhe të futesh tek dyqani L.V.. të blesh një palë shapka të reja, se ngele me ato PHP.”

Ndërsa moderatorja i ka ktheu përgjigjen komentueses me një mësim mjaft të vlefshëm brenda.

“Pse të harxhoj lekë kot kur këto e kryejnë ende funksionin e tyre?”, ia kthen Vjollca, teksa ka marrë shumë përkrahje nga ndjekësit për mësimin e mirë për vajzat e reja, për shpërdorimin e tepërt të parave, aq më teper në gjëra luksi.

Por si duket sonte Luana ka bërë pak autoironi në profilin e saj zyrtar në Instagram, ku të gjithë situatën mund ta përshkruajmë me një fjalë: EPIKE!

Si fillim Luana postoi disa foto në feed-in e saj ku shkruante: “Sa mire qe sme duken shapkat”, referuar shapkave PP.

Më pas në story vijoi një foto e këmbëve të saj ku shiheshin edhe shapkat që u bënë mjaft të famshme tani. Më pas iu drejtua ndjekësve me një pyetje: “Të futem të blej një palë shapka të reja????”, ku përballë ishte dyqani i “PP” në Mykonos.

Por prisni se ka akoma…

Teksa publikoi një video ku në sfond dëgjohej kënga e saj me Fayde, “Habibi”, shoqëria e saj e ka fotografuar, por shihet një detaj. Ajo mban veshur shapkat “PP” dhe e shoqëron me tekstin: “OHHH NOOO”.

Epo këto doza humori i kishim të nevojshme!!/afterparty.al