Shpesh herë ndodh që vajzat e ekranit të bejne xing me njëra-tjetrën përsa i përket veshjes.
Së fundmi ishte rradha e Chiara Ferragni dhe disa prej vajzave VIP më stil shqiptare. Bëhet fjalë për Aurela Hoxhën, Dorina Gegiçin, Lori Hoxhën dhe blogeren shqiptare me famë botërore Auretën, e njohur ndryshe edhe për shoqërinë me Kim Kardashian.
Ne na vjen keq t’i themi Chiara-s se vajzat shqiptare ishin të parat që veshën veshjen nga brandi luksoz, “Prada”.

Veshja “Prada Organic Denim Top” u bë e preferuara e vajzave pak kohë më parë. Ishte Lori ajo që e veshi e para, më pas Aurela, më pas Aureta dhe së fundmi edhe Dorina nga vajzat shqiptare. Ndërkohë Chiara ka ndarë ditën e djeshme foto me veshjen nga Prada, ku duket mjaft bukur.

Cila nga vajzat duket më bukur nuk mund ta themi ne, por mund ta gjykoni vetë ju!/afterparty.al/
