U bë me djalë, Emina Çunmulaj zbulon situatën e vështirë pas lindjes: “Duhet të flasim …”

Modelja e njohur shqiptare Emina Cunmulaj na ka përditësuar hap pas hapi me lajmet e pritjes së saj të ëmbël dhe momenti erdhi vetëm pak ditë më parë!

Ajo ka sjellë në jetë djalin dhe lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram ku shfaqet me vogëlushin e porsalindur në krahë.

Emina dhe bashkëshorti i saj kanë zgjedhur një emër shumë të veçantë për djalin. Ai do të quhet Sha Yosef Nazarian, emër tipik hebraik.

“Djali im erdhi. Shá Yosef Nazarian. Zemrën e kam plot. Që tani më ka mësuar shumë gjëra dhe e para është durimi. Ti nuk erdhe kur supozohej të vije, por kur doje ti të vije dhe më mësove që në jetë asgjë nuk vjen kur do, por kur është e shkruar. Faleminderit për këtë mësim dhe për shumë të tjera që do të mësoj”, shkruan Emina.

Emina së fundmi vendosi të fliste për vështirësitë që kaloi për të sjellë në jetë të birin dhe padiskutim këto janë peripetsi që i kalon çdo femër dhe sipas saj duhet të flitet më shumë për ta.

‘Duhet të flasim më shumë për dhimbjet/ krizat pas lindjes së një fëmije. Si e harrova se si janë! Sepse më duket sikur po përjetoj sërish të gjitha dhimbjet e lindjes. Jeta e një nëne’, ka shkruar ajo.