Bebe Rexha është shumë aktive në rrjetet sociale.
Artistja shqiptare nuk ngurron asnjëherë të flas për prejardhjen e saj shqiptare ku vazhdimisht publikon edhe pamje të ndryshme.
Së fundmi na shkriu zemrat me një fotografi nga fëmijëria e saj.

Në moshën 4-vjeçare Bebe shihet krah stërgjyshes së saj shqiptare në Gostivar të Maqedonisë së Veriut.
“Unë me stërgjyshen në Gostivar, Maqedoni kur isha 4 vjeçe”, ka shkruar Bebe në mbishkrimin e fotos që ndau me mbi 10 milionë ndjekës në Instagram.
Teksa kjo foto ka marrë me mijëra pëlqime dhe komente, dikush i përmend ushqimet shqiptare.
“Hey Bebe. E di që të mungojnë turshitë dhe ajvari”, i shkruan ndjekësi, të cilit Bebe i ka kthyer menjëherë përgjigje, duke i thënë se porosit ushqimin tradicional shqiptar dhe në Los Angeles.
“Unë porosis ajvar në shtëpinë time në Los Angeles!”, shkruan Rexha, e cila herë pas here përmes postimeve në rrjetet sociale ka zbuluar se i pëlqen të gatuajë dhe di shumë mirë.
